Kryesore 50 kuriozitete që nuk i dini rreth Krishtlindjeve

50 kuriozitete që nuk i dini rreth Krishtlindjeve

Origjina e Krishtlindjeve, që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus dhe deri në ditët e sotme, ka shumë të panjohura.

Krishtlindja u festua për herë të parë më 25 dhjetor të 354 p.l.k., ndërsa këtë gjë e vendosi Papa Liberius.

Ai zgjodhi këtë ditë, sepse bëhej fjalë për ditën e festimeve romake të ditës së diellit, e cila bie katër ditë pas solsticit të dimrit.

1 – Shkencëtarët norvegjezë kanë hipotetizuar se hunda e kuqe e Rudolfit është rezultat i një infeksion parazitor i sistemit të tij të frymëmarrjes.

2 – Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve.

3 – Çdo vit më shumë se 3 miliard kartolina krishtlindjesh dërgohen vetëm në SHBA.

4 – Të gjithë dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.

5 – “Dashuria e vërtetë” e përmendur në këngën “12 ditë Krishtlindje” nuk i referohet një çifti romantik, por i  referohet kodit të Zotit në Kishën Katolike.

6 – Shumica e Santave kanë emra mashkullorë të tillë si Blitzen, Comet dhe Cupid.

7 – Në vitin 350 pas Krishtit, Papa Julius I, peshkop i Romës, e shpalli 25 dhjetorin si ditën zyrtare të festimit të Krishtlindjeve.

8 – Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.

9 – Sipas rekordeve Gines, pema më e lartë e Krishtlindjeve është parë në Uashington në vitin 1950, 67 metra.

10 – Sipas të dhënave të analizuara nga Facebook, 2 javë përpara Krishtlindjeve është koha më popullore e ndarjes së çifteve.

11 – Ndryshe nga besimi popullor, përqindja e vetëvrasjeve gjatë Krishtlindjeve është e ulët. Përqindja më e madhe është gjatë pranverës.

12 – Çorapja më e madhe e bërë ndonjëherë për Krishtlindje kanë qenë 32.56 metra të gjata dhe 14.97 metra të gjerë. Kishte mbi një mijë dhurata brenda. U bë nga fëmijët e Londrës në 2007.

13 – Pemët e Krishtlindjeve janë shitur në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1850.

14 – Pemët e Krishtlindjeve rriten për 15 vjet përpara se ato të shiten.

15 – Shumica e vendeve europiane besojnë se shpirtrat, e mirë e të këqinj janë aktivë gjatë 12 ditëve të Krishtlindjeve.

16 – Bolivianët festojnë “Ditën e gjelit” natën e Krishtlindjeve. Disa njerëz sjellin me vete gjelin gjatë daljes së njerëzve, një gjest që simbolizon besimin se një gjeli është kafsha e parë që sinjalizoi lindjen e Jezusit.

17 – Britanikët preferojnë të veshin një kurora letre gjatë darkës së Krishtlindjeve. Në gjuhën angleze ato quhen “Christman Cracker”.

18 – Në Poloni, merimangat apo rrjetat e tyre janë diçka e zakonshme në dekorimet e pemës së Krishtlindjeve pasi sipas legjendës, një merimangë përdori rrjetën për të mbuluar si batanije Jezusin e Vogël.

19 – Alabama ishte vendi i parë amerikan që njohu zyrtarisht Krishtlindjet në vitin 1836.

20 – Krishtlindjet nuk konsideroheshin ditë pushimi në SHBA deri më 26 korrik 1870.

21 – Oklahoma ishte vendi i fundit në SHBA që e shpalli ditën e Krishtlindjeve, zyrtarisht ditë pushimi, në vitin 1907.

22 – Veshtulli sipas anglosaksonëve vjen nga fjala misletan që ka të bëjë me glasën e zogut, sepse sipas tyre kjo bimë përhapet nga glasat e zogut.

23 – Njerëzit e lashtë e konsideronin bimën e veshtullit të shenjtë sepse qëndronte jeshile edhe nxirrte fruta edhe gjatë dimrit, në një kohë kur bimët e tjera thahen.

24 – “Evergreens” është gjithashtu një pemë që qëndron jeshile gjatë gjithë viti dhe është simbol i jetës së përhershme dhe rilindjes.

25 – Për arsye se i shihnin Krishtlindjet si një ditë dekadente e pushimeve katolike, puritanët në Amerikë i ndaluan të gjitha festimet e Krishtlindjeve nga viti 1659-1681.

26 – Për shkak të lidhjeve pagane, zbukurimet ngjyrë jeshile që vendoseshin nëpër shtëpia ishin të ndaluar në Këshillin Kristian të Bragës në shekullin e 6.

27 – “Poinsettia” është një bimë kombëtare në Meksikë, dhe kultivohet nga aztekët që e quajnë bimë të vyshkur. Ngjyra e kuqe e lules sipas tyre simbolizon pastërtinë.

28 – Krishtlindjet i kanë rrënjët në festivalet pagane si Saturnalia (17-23 dhjetor), Kalend (1-5 janar). Kisha kristiane i mohonte fort festime të tilla, duke e caktuar ditë feste 25 dhjetorin, dhe pse nuk ka prova të vërteta se në këtë datë lindi Krishti

29 – Santa Klausi është i bazuar në personazhin real të Shën Nikolait që ka jetuar në shekullin e 4-t. Ka lindur në Patara, në Turqinë e ditëve të sotme.

30 – Ilustrimet e para të Shën Nikolait e tregojnë atë si një person të ashpër, komandues që mbante në dorë një shkop thupër. Ai ishte simbol i disiplinës dhe ndëshkimit.

31 – Puritani Oliver Cromwell i ndaloi festimet dhe zbukurimet e Krishtlindjeve në Angli nga viti 1640-1660.

32 – Ekziston një legjendë që tre femra shumë të varfra, menduan t’i futen jetës së prostitucionit. Megjithatë, ata u shpëtuan nga peshkopi i pasur Shën Nikolai që i mbushi çantat e tyre me monedha ari.

33 – Shpenzimet për Krishtlindje përbëjnë 1/6 e të gjithë shpenzime në Shtetet e Bashkuara.

34 – Sipas UNICEF në botë ka 2.106 mln fëmijë nën moshën 18 vjeç në botë. Sipas kësaj i bie që një shtëpi të ketë mesatarisht 2.5 fëmijë. Santa Klausit i duhet të udhëton 221 mln milje shtëpi më shtëpi me një thes plot 842 mln dhurata.

35 – I komisionuar nga Sir Henry Cole, ilustruesit britanik John Callcott Horsley shpiku kartën e parë të Krishtlindjeve në vitin 1843.

36 – Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar atë që quhej Pema e Parajsës.

37 – Në vitin 1962, pulla e parë postare e Krishtlindjeve doli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

38 – Në Gjermani, Heiligabend ose darka e Krishtlindjeve, thuhet se është kohë magjike kur qetësia në zemër arrin të dëgjojë kafshët të flasin.

39 – Zoti i Vikingëve Odin është një nga paraardhësit e Santa Klausit modern. Sipas miti, Odin ecte me kuajt e tij fluturues. Gjatë dimrit, Odin shpërndante dhurate, por edhe ndëshkime për fëmijët që nuk silleshin mirë.

40 – I pari person që dekoroi pemën e Krishtlindjeve ishte ish-Protestanti Martin Luther. Sipas legjendës ai ishte shumë i apasionuar pas bukurisë së poçave zbukurues.

41 – Në SHBA ndodhen 21 mijë ferma pemësh Krishtlindjesh. Në vitin 2008 u mbollën 45 mln pemë.

42 – Kënga “White Christmas” e Irving Berlin është kënga më e mirë e Krishtlindjeve e të gjitha kohërave, me 100 mln shitje në të gjithë botën.

43 – Presidenti Teodor Rusvelt, një ambientalist fanatik, i ndaloi pemët e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1901.

44 – Kopja e parë e referimit të një peme Krishtlindjesh ishte në vitin 1531 në Gjermani.

45 – Rreth 30-35 mln pemë të vërteta Krishtlindjesh shiten çdo vit në SHBA.

46 – Kënga e famshme “Jingle Bells” u shkrua në fakt për Ditën e Falënderimeve. U kompozua në vitin 1857 nga James Pierpont.

47 – Pemët origjinale të Krishtlindjesh u zëvendësuan nga pemët artificiale në vitin 1991.

48 – Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.

49 – Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.

50 – Në vitin 1647, parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell./Përgatiti: American Eye/