Sport 50 golat e Ronaldos, mënyrat si portugezi ka festuar me fanellën e...

50 golat e Ronaldos, mënyrat si portugezi ka festuar me fanellën e Juves

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, arriti në ndeshjen e të së dielës të shënojë një dopietë në fitoren 3-0 kundër Fiorentinës në “Allianz Stadium”. Portugezi me dy golat e shënuar shkon në kuotën e 50 golave të shënuar me fanellën bardhezi.

Gazeta italiane, “Gazzetta dello Sport”, ka bërë një ndarje të festimeve që Ronaldo ka zgjedhur sa herë që ai ka shënuar. Në vendin e parë renditet shprehja e tij e famshme “Siu”, të cilën 34-vjeçari e ka përdorur 23 herë.

Plot 9 herë sulmuesi portugez ka festuar duke përqafuar shokët e tij. Podiumin e mbyll zgjedhja duke mos festuar fare, të cilën Ronaldo e ka bërë 7 herë.

3 herë ai ka festuar duke rrëshqitur me gjunjë si dhe duke treguar me gisht se ai është këtu. 2 herë ai ka zgjedhur të bashkojë “Siu” me shenjën se ai është këtu. Dhe me nga 1 herë Ronaldo ka zgjedhur të festojë me gishtat nga qielli, duke treguar muskujt e tij të barkut dhe duke simbolizuar VAR-in.