Kulturë 50 thënie brilante nga Robert De Niro për jetën dhe suksesin

50 thënie brilante nga Robert De Niro për jetën dhe suksesin

Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi.

Ai ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panurmëta edhe si një mentor i mirë për studentët.

Robert ndoqi pasionet e tij që fëmijë. Të dy prindërit i kishte të përfshirë në art, dhe Roberti ndoqi këtë rrugë. Ai ka një etikë të pabesueshme pune dhe disiplinë. De Niro jep gjithçka në çdo gjë që bën.

Më poshtë disa nga thëniet më inspiruese të Robert De Niro-s, për pasionin, refuzimin dhe besimin.

1 – Ndiq instinktet e tua: Mos ki frikë të bësh atë që të thonë instinktet

2 – Përqafo refuzimin, kjo është pjesë e procesit: Një derë e re do të hapet për ty – një derë në refuzimin e përjetshëm. Është e pashmangshme.

3 – Nuk mund ta luftosh pasionin: Zbulove një talent, zhvillove një ambicie dhe njohe pasionin tënd. Kur e ndjen atë, nuk mund ta luftosh – thjesht duhet ta pranosh

4 – Mos ki frikë nga dështimi: Mos ki frikë të dështosh. Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

5 – Zgjedhjet vendosin fatin tënd: Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

6 – Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

7 – Thjesht bëje: Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

8 – Jeto të tashmen: Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

9 – Ndryshime të vogla të qëndrueshme: Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

10 – Për kreativitetin: Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

11 – Qëndro i vërtetë me veten: Nëse je aktor, gjithnjë qëndro i vërtetë me karakterin tënd. Nëse nuk je aktor, ki karakter dhe gjithmonë qëndro i vërtetë për veten

12 – Përshtatje: Njëherë dikush më tha: Mos e li veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

13 – Për disiplinën: Ekziston një kombinim i anarkisë dhe disiplinës në mënyrën që unë punoj.

14 – Përballu me frikën: Faktori frikë është gjithnjë aty, çdo gjë që nga të humburit e 10 milion dollarëve për një film që nuk funksionon deri tek mos të qenit i aftë të marrësh një tavolinë të mirë në një restorant pasi filmi jot ka dështuar

15 – Liri dhe fleksibilitet: E di që është e rëndësishme t’i japësh kujtdo aq liri sa mundesh kështu që ata të mos ndjejnë se ka limite. Me çdo gabim që bëjnë, çdo gjë shkon mirë. Të mos jenë të frikësuar të provojnë gjëra të reja apo mos të besojnë tek vetja.

16 – Nuk ka “e saktë” apo e “gabuar”: Shumë aktorë të rinj kanë idenë që: Duhet ta bëj këtë gjë mirë. Ka një mënyrë të mirë për ta bërë këtë. Por nuk ka diçka të saktë apo të gabuar. Ka vetëm keq dhe mirë. Dhe e keqja ndodh kur përpiqesh shumë ta bësh në mënyrën e duhur. Ka një spektër të gjerë të gjërave që mund të të ndalojnë ty.

17 – Presioni: Unë nuk ndjej presion. Më pëlqen kur dikush tregon interes në atë që duhet të them, sidomos kur janë më të rinj. Nëse më pëlqejnë, më respektojnë, jam i nderuar dhe kështu do t’u jap një mendim atyre.

18 – Për dhimbjen: Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?

19 – Më pak gjykim, më shumë buzëqeshje: Sot unë qesh më shpesh se sa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t’i gjykoj më njerëzit.

20 – Paratë: Paratë e bëjnë jetën më të lehtë. Nëse je me fat t’i kesh ato, atëherë je me fat.

21 – Dëshira e brendshme: Interesi im kryesor gjithnjë kanë qenë filmat – t’i bëj ata, t’i drejtoj dhe të përfshihem në ta. Nuk e kam humbur kurrë pasionin për ta.

22 – Jo keqardhje: Gjithashtu keqardhjet nuk më pëlqejnë, nuk ndjej pendesë për asnjë film që kam bërë, sepse në atë me siguri ka ekzistuar një arsye e fortë se pse e bëra. Nëse nuk ka funksionuar, atëherë mos e shpenzo kohën duke u shqetësuar si dhe pse. Bëj lëvizjen e radhës.

23 – Mbi të qenit i përulur: Nuk e konsideroj veten legjendë të filmit, thjeshtë një aktor që përpiqet të bëjë më të mirën me materialin që ka.

24 – Merr besimin me vete dhe udhëto drejt të panjohurës: Kur isha i ri, nuk frikësohesha kur më thonin “Jo”. I them fëmijëve të mi, dhe kujtdo: Nëse nuk e provon, kurrë nuk e di. Nuk e merrja si refuzim “Jo-në”. Disa gjëra shkojnë kundër teje. Ke refuzime plot, por kjo është pjesa e bukur e jetës.

25 – Lufto për ëndrrat e tua: Duhet të luftosh për atë që do. Duhet të dëgjosh opinionin e të gjithëve, dhe në fund të ditës, duhet të bësh atë që të bën të ndihesh më mirë.

26 – Një mesazh optimist për të diplomuarit e Shkollës së Artit: Jam i kënaqur dhe i nderuar të jem në një dhomë me plot të rinj krijues që më bëjnë optimist për të ardhmen e artit. Unë e di që do ia dilni. Të gjithë ju.

27 –Për kritikat: Nëse s’ke kritika atëherë kush do të të thotë se si e ke bërë punën tënde?

28 – Merre të tashmen si avantazh: Përsëri për fëmijët e mi, dua të ndalojnë dhe për një moment të kuptojnë se gjërat duhen bërë tani dhe jo më vonë, sepse më vonë mund të jetë mbas 20 vitesh, dhe kjo është shumë larg.

29 – Mos ki frikë, ec me të vërtetën: Kam menduar për këtë, sigurisht, por nëse do të bësh diçka, duhet ta bësh me çdo mënyrë. Nuk mund të fshehësh asgjë. Kjo është e gjithë pika – e vërteta. Ndaj kësaj tërhiqen njerëzit. Duhet ta kisha bërë këtë 10 vite më parë, por jam i gëzuar që e bëra dhe tani.

30 – Koha është e çmuar: Dhe sidomos kur vjetrohesh, fillon të kuptosh se nuk ke shumë kohë. Sheh pas dhe thua: 15 vitet e fundit më ikën shumë shpejt. Nuk e di deri kur arrin aty dhe thua: Uau si iku kaq shpejt?! Duhet të numëroj çdo ditë, çdo moment, çdo gjë, sepse koha ecën. Duhet të mendosh se për çfarë e ke shpenzuar kohën tënde.

31 – Mbi gëzimin e aktrimit gjithë këto vite: Është ndryshe, por kam akoma po të njëjtin gëzim që kam pasur gjithnjë. Kur vjetrohesh, ke një sjellje të ndryshme karshi gjërave të ndryshme. Ka disa gjëra për të cilat shqetësohesha më shumë, kurse tani nuk më bëjnë më përshtypje. Kupton se nuk ke pse e shpenzon gjithë atë energji për të shkuar aty ku shkove. Duhet të relaksohesh, të tërhiqesh pak, dhe mbase të arrish më shumë me më pak përpjekje

32 – Vendi i duhur: Nëse je ulur në karrigen e duhur, nuk do të të duhet shumë kohë për të kuptuar që je rehat në të

33 – Gjëmo ëndrrat e tua tani, dhe jo më vonë: Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit!

34 – Jep gjithçka nga vetja: Do të ketë kohë, kur edhe më e mira jote nuk mjafton. Mund të ketë shumë arsye pse ndodh kjo, por për aq kohë sa jep më të mirën tënde, çdo gjë shkon mirë. Nëse merr notën më të lartë në shkollë, kjo nuk do të thotë se do të marrësh të njëjtën notë dhe në jetë.

35 – Jeta është paradoks: Nuk ka asgjë më ironike dhe kontradiktore se vetë jeta.

36 –Për refuzimin: Refuzimi mund të të pickojë, por ka shumë pak ndikim tek ty.

37 – Ndiq mendjen tënde: Tani që ke bërë një zgjidhje, të mirë ose jo ë mirë, rruga jote është e qartë. Jo e lehtë, por e qartë. Vazhdo të punosh, kaq e lehtë është.

38 – Kape fatin tënd: Kur vjen puna te arti, pasioni duhet të jetë një gjendje e përhershme. Jo thjesht po ndjek ëndrrat, por po kap dhe fatin tënd.

39 – Merr përgjegjësinë tënde: Nuk je përgjegjës për çdo gjë që ndodh, por je pjesë e saj. Duhet të vendosësh gjithçka nga vetja në gjithçka që bën.

40 – Nuk ke nevojë për fjalë për të shprehur ndjenjat.

41- Mbi të qenit një personalitet: Unë kurrë nuk kam qenë një nga ata aktorë që ka mbrojtur veten si një qenie njerëzore interesante. Unë e kisha vendosur më herët nëse duhej të isha një aktor apo një personalitet.

42- Jetët e ndryshme: Një nga gjërat e aktrimit është se të lejon që të jetosh jetën e njerëzve të tjerë, pa pasur nevojë të paguash çmimin.

43- Ndjenjat: Është e rëndësishme të mos tregosh. Njerëzit nuk përpiqen për të treguar ndjenjat e tyre, ata përpiqen për t’i fshehur ato.

44- Mbi dramën dhe komedinë: Kur ju bëni një dramë, keni shpenzuar tërë ditën duke goditur një djalë për vdekje me një çekiç, apo me çfarë të keni. Ose ju duhet të bëni një pickim të fytyrës së dikujt. Ndërsa në një komedi, ju i bërtisni Billy Crystalit për një orë, dhe pastaj shkoni në shtëpi.

45- Për filmat e tij: Mua nuk më pëlqen të shikoj filmat e mi – më zë gjumi përnjëherësh.

46- Mbi Hollywood-in: Unë mendoj se Hollywood ka një sistem të klasës. Aktorët janë si të burgosur, por e vërteta është se ata janë duke administruar azilin.

47- Për Perëndinë: Nëse ka një Zot, ai ka shumë përgjigje për të dhënë.

48- Kur je i famshëm dhe e vërteta: Pjesa më e keqe e te qenit i famshëm është se njerëzit janë gjithmonë të mire me ty. Ti po bisedon dhe të gjithë bien dakot me ty, edhe sikur të thuash diçka totalisht të çmendur. Ke nevoje për njerëz që të të thonë atë qe ti nuk dëshiron ta dëgjosh.

49- Mbi dashurinë: Kur do dikë duhet ti besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet ti japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty. Ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë?

50- Mësimet e jetës: Njeriu mëson dy mësime më të mëdha në jetë: Kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën.