Kryesore 50 thënie ironike për politikën dhe politikanët

50 thënie ironike për politikën dhe politikanët

50 aforizma dhe citate që njerëz të shquar kanë thënë për politikën dhe politikanët.

Janë shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit, siç është rasti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhejms Buhanan, teksa i dorëzonte detyrën pasardhësit Abraham Linkoln: “Nëse ju zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi jini po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jini njeriu më i lumtur në botë”.

1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” /Gore Vidal.

2- Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla./ Honorè dë Balzak

3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit

4- “Çdo burrë për të qenë do të turpërohej nga qeveria që drejton vendin e tij”/ H.L.Mencken

5- “Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”, /Volteri

6- “Në kapitalizëm, njeriu shfrytëzon njeriun. Në komunizëm është thjesht e kundërta”./John Kenneth Galbrait

7- “Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave”/Winston Churchill

8- “Çfarë është qeveria? Shumë thjesht, është një agjenci shtrëngimi. Sigurisht që ka dhe agjenci të tjera force, siç është mafia. Për të qenë më i saktë, qeveria është agjencia e forcës, e cila ka më shumë flamuj në zyrat e saj”/Harry Browne

9- “Sa më i korruptuar të jetë shteti, aq më shumë ligje ka”/Cornelius Tacitus

10- “Nëse shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk”. –Paul Valery

11-“Votoni për njeriun që premton më pak, sepse ai do t’iu zhgënjejë më pak”- Bernard Baruh

12- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”-Stenlej Kabrik

13-Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”- Fridih Niçe

14-“Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë“- Charles de Gaulle

15- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër

16- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni

17- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh

18- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov

19- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel

20- Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve./Sharl de Gol

21- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu

22- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost

23- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand

24- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan

25- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni

26- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol

27– Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm./James Clark

28- Ngrënia e fjalëve nuk m’i ka bërë asnjëherë keq tretjes/ Uinston Çurçill

29- Nuk duhet të hysh në luftë me dikë (median) që ble bojën me fuçi apo shiritin e regjistrimit me arka./ Lord Akton

30- “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të pranoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”. /Uill Roxhers

31- Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt./ Tomas Xhefërson

32- “Nuk do të ketë ndonjë burrë shteti evropian që do të bashkojë Evropën. Evropa do të bashkohet nga kinezët”. /Sharl de Gol

33- “Një politikan që ankohet nga shtypi është si një marinar që ankohet se e zë deti”./ Sharl de Gol

34- “Me qëllim që të bëhen zotërinj, politikanët pozojnë si shërbëtorë”./Sharl de Gol

35- “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm njëherë”. /Uinston Çurçill

36- “Nëse doni të dështoni në politikë… flisni me popullin sinqerisht”./ Benxhamin Franklin

37- Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre./Faik Konica

38- “Askush nuk është aq i pasur, sa të mund të blejë të kaluarën e vet”./Oskar Uajlld

39- Politika nuk ka lidhje me moralin/Makiaveli

40- “Ç’fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”/Adolf Hitler

41- “Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim”/ Napoleon Bonaparti

42- “Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin“./Erik Holar

43-“Ati ynë që je në qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”./Faik Konica

44-“Diktatura është një vend ku politikën e kanë nxjerrë jashtë politikës”. /Sem Himel

45-Politika është shumë e ngjashme me luftën, madje nganjëherë ne mund të përdorim gazin helmues. Politika është eksituese sa lufta, pothuaj aq e rrezikshme. Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz. /Uinston Çurçill

46- Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër./ Ronald Regan

47- Kur ke e ke këmbën jashtë greminës, është e lehtë të japësh këshilla./Faik Konica

48- Karakteristikat e politikanit popullor: një zë i tmerrshëm, një edukim i keq dhe një sjellje vulgare./Aristofani

49- Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat./ Uinston Çurçill

50- Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”./Faik Konica