Kulturë 50 thënie të zgjuara nga mendjet më të mëdha të njerëzimit

50 thënie të zgjuara nga mendjet më të mëdha të njerëzimit

Hedy Lamarr

Nëse doni të jeni dikushi në jetë, duhet t’i lexoni këto leksione jete të thëna thjesht dhe në mënyrë koncize nga mendjet më të bukura të historisë së njerëzimit.

Nga leksionet e gruas më të bukur në botë, Hedy Lamarr, që ishte një aktore e famshme, por edhe shpikësja e wireless-it e deri te njeriu më i zgjuar që ka njohur historia e njerëzimit, Albert Ajnshtajn.

1- “Në çështje stili, noto me rrymën; në çështje parimi, qëndro si shkëmb.” / Thomas Jefferson

2- “Vendet më të errëta në ferr janë të rezervuar për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në kohë krize morale.”/ Dante Aligieri

3- “Askush nuk mund të më lëndojë mua, pa lejen time”./ Mahatma Gandi

4- “Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.”/ Sigmund Freud

5- “Mos kini frikë për të parë atë që shihni.”/ Ronald Reagan

6- “Ne do të donim për të jetuar si dikur, por historia nuk na e lejon këtë.”/ John F. Kennedy

7- “Njeriu është e vetmja krijesë, që refuzon të jetë ajo që është”/ Alber Camus

8- “Dashuria e vërtetë në këtë botë nuk ekziston, përderisa fëmijët e vegjël lejohen të vuajnë”. /Isadora Duncan

9- “Kompromisi dhe toleranca janë fjalë magjike. Ato më morën mua 40 vite për t’u bërë filozofe”. / Hedy Lamarr

10- “Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë bërë që të ndodhin”./ John F. Kennedy

11- “Disa njerëz duken aq të zënë duke bërë asgjë që të duken të domosdoshëm”./ Kin Hubbard

12- “Jam ende duke mësuar”./ Mikelanxhelo

13- “Padrejtësia në fund prodhon pavarësinë”./ Volter

14- “Njeriu është njeri kur njerëzit e tjerë i njeh si njerëz”./ Desmond Tutu

15- “Askush nuk është varfëruar ndonjëherë, duke dhënë”./Anne Frank

16- “Arsimimi pa vlera, aq i dobishëm sa është, duket se e bën njeriun më të mençur për djallëzira”./ C. S. Lewis

17- “Paqja fillon me një buzëqeshje”./ Nënë Tereza

18- “Karakteristikat e vërteta të injorancës janë kotësia, krenaria dhe arroganca”./ Samuel Butler

19- “Dikush mund të buzëqeshë, dhe të jetë djall.”/ William Shakespeare

20- “Pasioni për të mësuar … është mjet për mbijetesë.”/ Karl Sagan

21- “Ekzistojnë dy lloj arsimesh; të mësosh për të jetuar, dhe si të jetosh”./ John Adams

22- “Më kërcëno dhe unë do të luftoj me mënyra a mjete më parë të pamundshme për mua.”/ William Shakespeare

23- “Të jesh president është si drejtosh një varrezë: ke shumë njerëz nën vete, por asnjë nuk të dëgjon.”/ Bill Clinton

24- “Dyshimi … është sëmundje që vjen nga njohuritë dhe të çon në çmenduri.”/ Gustave Flaubert

25- “E vërteta që i bën njerëzit të lirë, në shumicën e rasteve, është e vërteta të cilën njerëzit preferojnë të mos e dëgjojnë.”/ Herbert Sebastien Agar

26- “Bëhu vetja; të gjithë të tjerët janë zënë.”/Oscar Wilde

27- “Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës.”/ Platoni

28– “Një ditë është përjetësia në miniaturë.” /Ralph Waldo Emerson

29- “Ambicia kryesore e një skllavi nuk është liria, por që të ketë një skllav për vete.”/ Richard Francis Burton

30- “Ju jeni çfarë bëni, jo çfarë thoni se do të bëni.”/ C.G. Jung

31- “Mik është ai në prani të të cilit mund të mendosh me zë të lartë”./Ralph Waldo Emerson

32- “Njerëzit kërkojnë liri vetëm kur nuk kanë pushtet.”/Friedrih Niçe

33- “Për jetën i jam borxhli babait; për jetë të mirë, mësuesit”./ Aleksandri i Madh.  (Mësuesi i tij ishte filozofi i madh Aristoteli)

34- “Nëse me të vërtetë e do natyrën, do të gjesh bukuri kudo.”/ Vincent van Gogh

35- “Kujtesa është një botë më e përsosur sesa universi: ajo i jep përsëri jetë atyre që nuk ekzistojnë më.” /Guy de Mopasan

36- “Kur ajo që dëgjon dhe ajo që sheh nuk përputhen, besoju syve”/ Dale Renton

37- “Njerëzit e mençur flasin sepse kanë diçka për të thënë; budallenjtë sepse u duhet të thonë diçka”./ Platoni

38- “Jeta është vërtetë shumë e thjeshtë, por ne këmbëngulim që ta bëjmë sa më të ndërlikuar”./ Konfuci

39- “Pavarësisht se sa e madhe është një gënjeshtër, përsëriteni mjaftueshëm dhe njerëzit do ta konsiderojnë atë si të vërtetë”./ John F. Kennedy

40- “Nuk ka kuptim që të punësosh njerëz të zgjuar dhe pastaj t’u tregosh atyre se çfarë të bëjnë, ne punësojmë njerëz të zgjuar, në mënyrë që ata të mund të na tregojnë se çfarë të bëjmë”./ Steve Jobs

41- “A nuk është qesharake, se si nga dita në ditë asgjë nuk ndryshon, por kur kthejmë kokën pas, çdo gjë është e ndryshme?” / C.S. Lewis

42- “Sa herë që e gjeni veten në anën e shumicës, është koha të ndaleni dhe të reflektoni”./ Mark Twain

43- “Si mund të thuash se ke jetuar kur nuk ke një histori për të treguar?”/ Fjodor Dostojevski

44- “Mund t’i humbasësh të gjitha në jetë, por jo dhe ëndrrat”./Abraham Lincoln

45- “Shumica e femrave kanë për qëllim ta ndryshojnë mashkullin, dhe kur arrijnë ta ndryshojnë, ato nuk e duan më atë”./Marlin Ditrih

46- “Kurrë mos e ndërprit armikun tënd, kur është duke bërë gabim”/ Napoleon Bonaparti

47- “Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë”. /Gëte

48- “Ai që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re”/ Albert Einstein

49- “Mos shko aty ku të shpie shtegu, por shko atje ku nuk ka shteg dhe lër gjurmë”./ Ralph Waldo Emerson

50- “Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë”/ Sokrati