Kryesore 500 banesat e turqve, Rama në Laç me njeriun e Erdoganit: Si...

500 banesat e turqve, Rama në Laç me njeriun e Erdoganit: Si do transformohet zona

Kryeministri Edi Rama ishte në Laç, ku i shoqëruar nga ministri turk për Mjedisin dhe Urbanizmin, Murat Kurum, panë nga afër terrenin ku të ndërtohen 500 banesat e premtuara për të pastrehët e tërmetit.

Për shefin e qeverisë shqiptare, Laçi do jetë një qytet krejt tjetër, përfshi dhe faktin se zona nuk do përmbytet më.

“Ne duhet të riorganizojmë pamjen urbane të gjithë zonës. Paralelisht, pjesa juaj ndërtimi, pjesa jonë infrastruktura në të gjithë zonën. Kjo është pjesa e përroit që bën përmbytjen.

Nga ana tjetër është një përrua i madh ku duhet gjetur zgjidhje teknike. Është problem shumë i madh. Përmbytet gjithçka.

Në 26 tetor të vitit të shkuar i gjithë qyteti u përfshi në ujë. Kjo është e gjithë pjesa e përroit. I madhi është në krahun tjetër. Kjo është zona e ndërtimit. Ne do shohim edhe sistemimet në pjesën mbrapa”, tha Rama.