Bota 51-vjeçari e godet me grusht, deveja hakmerret duke e kafshuar dhe shkelur...

51-vjeçari e godet me grusht, deveja hakmerret duke e kafshuar dhe shkelur për vdekje (VIDEO)

Një deve e zemëruar ka kafshuar dhe shkelur për vdekje një burrë në një kamp pushimesh për fëmijë në Siberi, Rusi. Roja, 51 vjeç, goditi me grusht devenë në fytyrë, duke provokuar kafshën.

Sipas Daily Mail, deveja u hakmor duke e kafshuar burrin disa herë. Viktima u dërgua në një spital aty pranë në Omsk, por nuk ishte e mundur të shpëtohej. Prokurorët po hetojnë nëse deveja u lejua ligjërisht të mbahej në kampin e fëmijëve.

Devetë me dy gunga mund të peshojnë deri në 816 kg. Ato jetojnë në shkretëtirat shkëmbore të Azisë Qendrore dhe Lindore dhe janë përshtatur për t’u përballur me ekstremet e temperaturës. Devetë e egra baktriane janë të rrezikuara pasi numri i tyre gjatë 60 viteve të fundit ka rënë ndjeshëm për shkak të gjuetisë dhe humbjes së habitatit.

Ish-Bashkimi Sovjetik ofroi subvencione shtetërore për mbarështuesit e deveve në Rusi gjatë shekullit të 20-të, por numri i tyre sa vjen dhe zvogëlohet.

Devetë kanë gjetur role të reja në argëtim, shfrytëzohen në garat me deve që thuhet se janë bërë ‘një obsesion’ në Rusi. Devetë në Rusi sot shpesh përballen me një jetë të mjerë nëpër cirqe ose janë të braktisura.