Aktualitet 56.3 kg kanabis nëpër vazo, arrestohet 42-vjeçari në Fier

56.3 kg kanabis nëpër vazo, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Fier | Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, autoritetet bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Vreshtas”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë Muhamet Xhafaj 42 vjeç, banues në Cakran.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë së Fierit, “arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në vazo lulesh, 1 armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë“.