Aktualitet 584 të infektuar, 22 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

584 të infektuar, 22 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ka shkuar në 584 numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19, nga 5775 teste të kryera në total.

Në një deklaratë për mediat, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 22 raste të reja të prekur me koronavirus, nga 233 teste të kryera.

“Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja”.

Covid-19 deri më tani u ka marrë jetën 26 personave, ndërsa janë shëruar 327 persona.

Në spitalin Infektiv, Covid 1, aktualisht ndodhen të shtruar 33 pacientë, 5 në terapi intensive, ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 253 raste

Durrës 42 raste

Lushnje 6 raste

Elbasan 16 raste

Fier 36 raste

Kavajë 9 raste

Rrogozhinë 4 raste

Korçë 19 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 99 raste

Lezhë 14 raste

Berat 2 raste

Has 13 raste

Krujë 23 raste

-Tropojë 4 raste

Pukë 5 raste

Mirditë 3 raste

Kukës 11 rast

Mallakastër 1 raste

Kurbin 19 raste

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje qytetarëve për të respektuar rregullat dhe masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së virusi.

“Pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40″.