Kryesore 6 deputetë të tjerë do të marrin ditën e hënë mandatet nga...

6 deputetë të tjerë do të marrin ditën e hënë mandatet nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e hënë zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së.

Kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së duke e çuar në 10 numrin e deputetëve në Kuvend nga listat e opozitës.

Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit.

Javën e kaluar mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.