Aktualitet 6 dhjetori, mësim normal në Tiranë, Kushi: Nuk ka arsye për të...

6 dhjetori, mësim normal në Tiranë, Kushi: Nuk ka arsye për të ndaluar mësimin

E marta e 6 Dhjetorit nuk do të jetë pushim as për shkollat e Tiranës.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar edhe një herë se pavarësisht Samitit Bashkimit Europian–Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë, mësimi do të vijojë normalisht.

“Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor”, shprehet Kushi.

Ajo gjithashtu u kërkon ndjesë nxënësve dhe mësuesve për keqinformin rreth kësaj dite.