Sport 6 fitore në 6 ndeshje për Interin, për herë të fundit në...

6 fitore në 6 ndeshje për Interin, për herë të fundit në 1967. Por çfarë ndodhi në atë vit?

Forma e mirë që po kalon Inter në këtë kampionat të Serie A nuk ndodhte që nga viti 1967 për klubin zikaltër. Por çfarë ndodhi atë vit me Interin? Kush e fitoi kampionatin?

Në atë epokë të artë për interistët, ekipi fitoi 3 kampionate dhe 2 Kupa Kampionesh megjithatë në ato vite të suksesshme nuk është pikërisht ai kur bëri dhe nisjen rekord me 6 fitore në 6 takime.

Sezoni i 1966-1967 konsiderohet si një nga të mallkuarit. Interi e humbi kampionatin në javën e fundit me ekipin e Mantovës që e kishte siguruar mbijetesën. Ndërsa titulli shkoi për “Zonjën e Vjetër” që fitoi në ndeshjen e fundit përballë Lazios me rezultatin 2-1.

Por këto shifra dhe kujtime, trajneri Conte kërkon që t’i lejë vetëm në almanakë, për të mbajtur të tijët me këmbë në tokë dhe për të shmangur një epilog të tillë që askush nuk dëshiron ta përjetojë sërish në klub.