Kryesore 609 raste të reja dhe 10 humbje jete nga Covid

609 raste të reja dhe 10 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 609 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh.

Ministria njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 10 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 7.804 pacientë që po kurohen në banesë.

Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.