Sport 61 mijë në Madrid për Atletico–Barca. Çudia? Luajnë vajzat, dhe është rekord

61 mijë në Madrid për Atletico–Barca. Çudia? Luajnë vajzat, dhe është rekord

Dueli është për majën e klasifikimit, ndeshja më e rëndësishme e kampionatit. Stadiumi Wanda Metropolitano është i mbushur me spektatorë që mbajnë lart stemën dhe fanellat e dy ekipeve prestigjioze. Po ku është çudia këtu?

Sepse në fushë nuk është as Leo Messi, as Ivan Rakitic, as Antoine Griezmann, madje as Diego Simeone me karakterin e tij ndonjëherë jashtë limitit. Por yjet nuk mungojnë, dhe quhen Oshoala dhe Duggan, ndër të tjerat.

Po, sepse ndeshja jo vetëm ishte e vlefshme për kampionatin spanjoll për femra, por sot u mund një rekord historik, ai i publikut për një eveniment sportiv femëror për ekipe, që rezistonte qysh nga viti 1920,  kur 53 mijë persona kishin parë ndeshjen midis Kerr’s Ladies dhe Helen’s Ladies në Liverpul.

Eventi për kombëtare mbetet finalja SHBA-Kinë e Botërorit 1999 që mblodhi në Pasadena 90 mijë spektatorë, një event ndoshta i paarritshëm për shumë koniunktura jo vetëm sportive.

Një festë plot ngjyra dhe sport, e cila u fitua nga Barca për 2-0, por pak rëndësi ka, sepse historia u krye, dhe është tregues të një vëmendje gjithnjë më të madhe (fatkeqësisht jo në vendin tonë) për sportin femëror.