Kuriozitete 61 vjeçe dhe lind një vajzë për djalin e saj homoseksual

61 vjeçe dhe lind një vajzë për djalin e saj homoseksual

“Doja ta bëja atë si një dhuratë nga një nënë te djali i saj”, kështu komenton Cecile Eledge, 61 vjeçe, lindjen e një foshnjeje “in vitro” në Nebraska për djalin e saj homoseksual Mateu, i martuar me Elliott Dougherty.

Fëmija i parë në botë i lindur nga gjyshja me një fekondim artificial.

Mateu kishte humbur punën e tij të mësimdhënies në një shkollë katolike në Nebraska, pasi njoftoi martesën e tij.

Çifti kishte frikë se nuk do të merrnin leje për të adoptuar një fëmijë.

Nëna e vetofrua për shtatzëninë, pasi mjekët kishin konstatuar gjendjen e saj të shkëlqyer shëndetësore.

Uma Louise Dougherty Eledge doli në dritë dy javë më parë.

Që atëherë në mediat sociale është hapur një debat me shumë komente pozitive, të cilat theksojnë unitetin dhe solidaritetin e madh të të dy familjeve, të cilët luftuan çdo stereotip seksual duke marrë pjesë së bashku në një ngjarje të paparë.