Aktualitet 62-vjeçari ekzekutohet tek Liqeni Artificial

62-vjeçari ekzekutohet tek Liqeni Artificial

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Liqenit Artificial, në Tiranë.

Krimi mësohet se ka ndodhur pranë një shkolle private, ku viktima Haxhi Baçinozi po vraponte.

Dyshohet se burri është qëlluar me armë zjarri në prani të të birit.

Policia e Tiranës tha se 62-vjeçari është vrarë me armë zjarri rreth orës 18:15.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.