Kryesore 641 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

641 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Katër pacientë të tjerë nuk kanë mundur të fitojë dot betejën me koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të premte se viktimat janë nga Tirana, 3 qytetarë, dhe nga Gjirokastra, 1 qytetar. Persona që ndërruan jetë janë të moshave 52 deri në 80 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 641 raste të reja me Covid-19. Numrin më të lartë të rasteve e ka Tirana që ndiqet nga Durrësi e Vlora.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 280 pacientë. 33 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.