Kuriozitete 66 milion pemë në vetëm 12 orë: Rekordi i ri në Guinness

66 milion pemë në vetëm 12 orë: Rekordi i ri në Guinness

Madhya Pradesh, një shtet në Indi, ka vendosur rekordin e ri botëror të Guinness pasi 1.5 milion vullnetarë mbollën mbi 66 milionë fidanëve pemë në vetëm 12 orë përgjatë lumit Narmada.

Përpjekja e tyre kaloi rekordin e mëparshëm botëror të Uttar Pradesh, një tjetër shtet indian, ku 800.000 pjesëmarrës mbollën tre vite më parë rreth 50 milionë pemë në vetëm një ditë.

Sipas deklarateve për shtyp, ngjarja masive e mbjelljes së pemëve në Indi ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për planin “Të rikthejmë gjelbërimin në Indi”.

Në konferencën e klimës në Paris, India premtoi se do të rrisë mbulimin e pyjeve në 95 milionë hektarë deri në vitin 2030 dhe po jep një kontribut prej 6.2 miliardë dollarë.