Kryesore 67 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

67 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Situata e Covid në Shqipëri mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,728 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë.

“17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq”.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 2 pacientë të dy nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.