Bota 683 të vdekur këtë të mërkurë në Itali, por trendi është në...

683 të vdekur këtë të mërkurë në Itali, por trendi është në ulje

Numri i viktimave këtë të mërkurë në Itali ka qenë sërish shumë i lartë.

683 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në këtë shtet gjatë 24 orëve të fundit.

Janë rreth 90 viktima më pak në raport me ditën e martë.

Totali i viktimave në Itali ka shkuar tani në 7503.

Të sëmurë në Itali janë 57 mijë e 521, ndërsa në gjendje kritike 3489.

Janë shënuar 3491 raste të reja, 170 më pak sesa shifra e ditës së martë.

Një trend pozitiv i të infektuarve të rinj që në fakt është dita e katërt radhazi që është e tillë. Të shtunën patëm 4822 raste të reja, të dielën mbi 3900, të hënën 3780, ndërsa sot 3612.