Kulturë 7 fakte që nuk i dini rreth William Shakespeare

7 fakte që nuk i dini rreth William Shakespeare

Ai jetoi në një prej epokave më të turbullta e emocionuese të historisë angleze – një periudhë prej epidemive, trazirave dhe tensioneve politike dhe fetare – dhe u bë një nga dramaturgët më të famshëm të historisë. Tani, një libër i ri nga Zoe Bramley na tregon për 7 fakte më pak të njohura për jetën e Shekspirit.

1 – William Shakespeare ishte “një gërmëzues i dobët”

Një nga faktet më kurioze rreth William Shakespeare është se emri i tij mund të riorganizohet për të krijuar fjalinë “Unë jam një gërmëzues i dobët” në anglisht (I am a weakish speller). Ishte Donald Holmes i cili zbuloi së pari anagramin, pra procesin e të shkruarit të fjalëve të tjera po me të njëjtat shkronja. Shakespeare e kishte të vështirë të gërmëzonte vetë emrin e tij. Ai gjithnjë e ngatërronte duke thënë Shaksper, Shakspe, Shakespere.

2 – Po të mos kishte ndodhur një sherr i madh në 1587, mbase s’do kishim dëgjuar kurrë për të.

Asnjë nuk e di me saktësi se si Shakespeare u prezantua për herë të parë në shoqërinë teatrale kur pak kohë më parë ai kishte punuar si shërbëtor në një vend për kujdesjen e kuajve. Madje as nuk e dimë se cilat ishin rrethanat që e larguan nga Stratford, ku kishte shtëpinë e fëmijërisë. Ai u njoh nga njerëzit e mbretëreshës gjatë një lufte të ashpër me shpata. Pikërisht aty u bë i njohur.

3 – Personazhi i Emilias tek Otello mund të jetë bazuar në një të dashur të vërtetë

Breza të tërë biografësh të Shakespeare e kanë portretizuar jetën dashurore të tij si tepër të larmishme. Emilia është një nga kandidatet e Shakespeare, një figurë e fshehur që ka inspiruar shumë sonete. Disa mendojnë se Shekspirit kishte në mendje Lanier-in kur shkruajti për personazhin e Emilias tek Otello.

4 – Shakespeare është përkthyer në 80 gjuhë

Nëse Shakespeare do ta dinte se vepra e tij ka udhëtuar në 400 vjet edhe pas vdekjes së tij, do të mahnitej. Audienca e tij përfshinte njerëz të të gjitha klasave, që nga mbretërit e mbretëreshat e deri tek prostitutat. Por deri në një farë kohe këto lexues kanë pasur vetëm një gjë të përbashkët, gjuhën angleze. Por me kalimin e kohës, Shakespeare është përkthyer në shumë gjuhë të tjera, përfshi dhe gjuhën Esperanto  dhe Klingon, edhe në shqip nga Fan Noli.

5 – William nuk ishte i vetmi Shakespeare në Londër

Përveç vetë William-it ishte dhe vëllai i tij i vogël Edmund që e ndoqi nga pas në Londër. Edmund ishte një nga personazhet më intrigues në histori emri it ë cilit shfaqet në një ose dy dokumente gjithsej. Prandaj detajet për jetën e tij të shkurtër janë të pakta. Ai lindi në vitin 1580 jashtë mureve të qytetit të Londrës. Përveç profesionit të tij si aktor, nuk dihet shumë për Edmund-in.

6 – Fjala më e gjatë e përdorur nga Shakespeare është Honorificabilitudinitatibus

Edhe pse tregoi aftësi të mira në gjuhën frënge përballë mbretit Henri V, Shekspiri kishte një pikë të dobët kur vinte puna për përdorimin e gjuhës latine. Duke qenë se kishte audience të ndryshme në shfaqjet e tij, kërkonte të sigurohej që të gjithë ta kuptonin, dhe prandaj përdorte gjuhë të ndryshme. Fjala më e gjatë latine që ai përdori ishte “honorificabilitudinitatibus” që përkthehet në “lavdi e pamposhtur”.

7 – Ai shkaktoi një katastrofë ekologjike në Nju Jork

Shekspiri mund të jetë shumë popullor në të gjithë botën, por ka pasur një kohë kur njerëzit e Nju Jorkut mund të kenë mallkuar emrin e tij. Në 1890 një gjermano-amerikan i quajtur Eugene Schieffelin mori hapin e jashtëzakonshëm për të importuar 60 zogj nga Anglia në Nju Jork. Si një tifoz i zjarrtë i Shakespeare dhe zoolog, ishte ëndrra e Schieffelin që Amerika të ishte shtëpia e çdo specie të shpendëve. Prandaj vendosën të marrin disa zogj nga Anglia dhe t’i lëshojnë në Central Park të Nju Jorkut. Fatkeqësisht për ekosistemin amerikan, zogjtë u përshtatën pak, dhe gjithashtu dëmtuan faunën lokale për ushqim e strehim./History Extra/