Barcelona triumfoi 4-3 ndaj Celta Vigos, në një ndeshje me fund dramatik.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, ia doli të rikuperojë disavantazhin 1-3 të miqve.
Te Celta shkëlqeu Iglesias me një tripletë të shënuar në minutat 15, 52 dhe 62.
Për katalanasit golin e parë e shënoi Ferran Torres në minutën e 12-të, ndërsa Olmo në minutën e 64-t dhe Raphinha në minutën e 68-të barazuan shifrat.
Në fund ishte sërish Raphinha, që kompletoi dopietën dhe përmbysi rezultatin në 4-3, me një penallti të kthyer në gol në minutën e 98-të.
Me këtë sukses, katalanasit mbeten në krye me 73 pikë, 7 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë që do të luajë nesër në shtëpi kundër Atleticos Bilbaos.