Kryesore 7 humbje jete dhe 451 raste të reja me Covid

7 humbje jete dhe 451 raste të reja me Covid

Vaksinimi nëpër universitete

Shtatë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë dy qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, një qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, një qytetare 64 vjeçe nga Vlora, një 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, një qytetar 78 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit, janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale- Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.