Kryesore 7 humbje jete dhe 786 raste të reja me Covid-19

7 humbje jete dhe 786 raste të reja me Covid-19

7 qytetarë të infektuar me Covid humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53-83 vjeç.”

Sa i përket të infektuarve, nga 3513 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 291 raste në Tiranë, 55 në Vlorë, 39 në Elbasan, 33 në Durrës, 25 në Kavajë, nga 24 raste në Krujë, Fier, 19 në Kurbin, 18 në Lezhë, nga 17 raste në Shkodër, Kukës, Lushnje, nga 14 raste në Kamzë, Mat, nga 13 raste Pogradec, Sarandë, 12 në Dibër, nga 10 raste në Korçë, Berat, Kuçovë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, nga 7 raste në Ura Vajgurore, Divjakë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, Gramsh, nga 4 raste në Has, Delvinë, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Roskovec, Memaliaj, Kolonjë, Patos, nga 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Përrenjas, Vorë, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Klos”.

Aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 489 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 43,384 që nga fillimi i epidemisë.