Kryesore 7 viktima dhe 241 të prekur nga Covid, Tirana mbetet vatra kryesore

7 viktima dhe 241 të prekur nga Covid, Tirana mbetet vatra kryesore

Edhe pse numri i infektimeve ka pasur një trend ulës këtë fundjavë, numri i jetëve të humbura nga Covid-19 për të dytën herë ka prekur rekordin në vend, madje në mosha shumë të reja.

Një 34-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese, një 44-vjeçar pa asnjë sëmundje të evidentuar dhe një 66-vjeçar, të 3 nga Tirana, si dhe një 48-vjeçar nga Pogradeci, një 68-vjeçar nga Korça, një 68-vjeçar nga Elbasani, si dhe 81-vjeçar nga Fieri janë viktimat e koronavirusit të ri këtë shtunë.

Numri i të infektuarave pas 1260 testimeve të kryera është konstatuar të jetë 241 dhe numri i të shëruarve 92. Tirana vijon zona më aktive e të prekurve me 148 pozitiv.

Pacientët e shtruar aktualisht janë 319 në 3 spitale. Covid 3 për shkak të ezaurimit të kapaciteteve të 2 spitaleve ekzistueseve është hapur këtë fundjavë. Vetëm në 24 orët e fundit janë shtruar 92 pacientë. Nga të cilët 16 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.