Kosova 7 viktima dhe 259 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

7 viktima dhe 259 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 531 mostra të testuara për COVID-19, 259 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, njofton Klan Kosova.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë një rast (52 vjeç), Pejë një rast (70 vjeç), Prishtinë një rast (82 vjeç), Rahovec një rast (67 vjeç), Suharekë një rast (78 vjeç), Vushtrri një rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 523 raste nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë 375 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45 mijë 613 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.