Aktualitet 74 raste të reja dhe 2 viktima me COVID-19, 11 në gjendje...

74 raste të reja dhe 2 viktima me COVID-19, 11 në gjendje të rëndë

Dy qytetarë nga Tirana, 67 dhe 69 vjeç kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19, ndërsa 74 raste të reja janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 392 testimeve. Aktualisht, 89 persona ndodhen të shtruar në spital ku 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në terapi intensive, kurse një prej tyre është i intubuar në gjendje të rëndë për jetën.

74 rastet e reja të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit janë 22 nga Tirana, 12 në Krujë, 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet dhe Malësi e madhe. Nga një rast ka pasur në Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes çdo ditë me respektimin e rregullave, duke shmangur grumbullimet dhe ruajtur distancën me njeri-tjetrin.

“Një lutje për qytetarët të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive”, tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Në total, që nga fillimi i pandemisë, 76 persona deklarohen zyrtarisht si viktima të koronavirusit.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 449

Durrës 205

Shkodër 169

Vlorë 119

Lezhë 60

Fier 48

Korçë 36

Kukës 20

Elbasan 16

Berat 16

Gjirokastër 13

Dibër 9