Bota 768 viktima sot, por a mund të quhet karantinë kjo e britanikëve?

768 viktima sot, por a mund të quhet karantinë kjo e britanikëve?

Edhe sot Britania e Madhe ka regjistruar 768 viktima, dhe pothuajse 5400 persona të reja janë shpallur si të infektuara.

Vendi po arrin pragun e 20 mijë viktimave zyrtare, me studime që pohojnë se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e madhe, duke përfshirë viktimat jashtë spitaleve që ende nuk janë llogaritur.

Por edhe pse qeveria ka deklaruar se masat parandaluese duhet të mbeten prioritet në vend, qytetet britanike kanë filluar sërish të popullohen, dhe karantina në ditën e saj te 35-të duket pothuajse një kujtim.

Pamjet e sotme në Londër
Në Hyde Park, Londër. Duket si një ditë normale, që nuk ka njohur koronavirusin
Në qendër të Londrës
Hyde Park
Në pritje të metropolitanës
Rrugëve të Londrës
Në Kardiff, Uells
Në Hove, qytet turistik në Sussex.
Trafiku i sotëm