Kryesore 79 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

79 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 persona të tjerë të prekur me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë edhe 79 persona.

Përditësimi i situatës:

Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.