Extra Tetë fakte surprizuese rreth Aleksandrit të Madh

Tetë fakte surprizuese rreth Aleksandrit të Madh

Ndoshta gjeniu më i madh ushtarak i botës së lashtë, mbreti-luftëtar Aleksandri i Maqedonisë pushtoi territore që shtrihen nga Greqia në Egjipt dhe përtej Turqisë, Iranit e Pakistanit të sotëm. Duke kombinuar sukseset në betejë me strategjinë e ndërtimit të mbretërisë, Aleksandri e shpenzoi mbretërimin e tij 13-vjeçar duke punuar për të bashkuar Lindjen e Perëndimin përmes forcave ushtarake dhe shkëmbimit kulturor.

Reputacioni i Aleksandrit u rrit në mënyrë të shpejtë edhe pas vdekjes së tij në moshën 32-vjeçare, pasi shihej si perëndi. Por ka disa gjëra që nuk i dimë për Aleksandrin, ja 8 fakte suprizuese për të:

1 – U mësua nga Aristoteli, por kishte lidhje dhe me filozofë të tjerë

Babai i Aleksandrit, Filipi II i Maqedonisë punësoi Aristotelin, një nga filozofët më të mëdhenj të historisë për të edukuar princin e tij 13 vjeçar. Sipas legjendës, ndërsa ishte akoma një princ në Greqi, Aleksandri u afrua me Diogjenin, nga i cili u impresionua shumë. Vite më vonë, Aleksandri ndaloi pushtimet e tij ushtarake për të kryer bisedime me filozofët e feve të ndryshme.

2 – Në 15 vite pushtim Aleksandri nuk humbi kurrë një betejë

Taktikat dhe strategjitë ushtarake të Aleksandrit të Madh janë ende të studiuara në akademitë e sotme ushtarake. Që nga fitorja e tij në moshën 18-vjeçare, Aleksandri fitoi reputacionin e të udhëhequrit të burrave të tij me një shpejtësi impresive. Pasi siguroi mbretërinë e tij në Greqi, në vitin 334, Aleksandri kaloi në Azi, ku shënoi një seri fitoresh përballë persianëve.

3 – I vuri emrin e vet 70 qyteteve – një qyteti i vuri emrin e kalit të tij

Aleksandri i përkujtonte pushtimet e tij duke themeluar dhjetëra qytete të cilat ishin nën emrin e Aleksandrisë. Më i famshmi nga këto, ishte ai buzë Nilit, që sot është qyteti i dytë më i madh i Egjiptit. Gjurmë të qyteteve aleksandriane shohim sot në Turqi, Iran, Afganistan, Taxhikistan e Pakistan. Në Indi ai themeloi qytetin Bucefala, që ia vuri emrin sipas kalit të tij të preferuar, i cili u plagos rëndë në beteja.

4 – Kur Aleksandri takoi Roksanën, ishte dashuri me shikim të parë

Pas pushtimit spektakolar të vendit të quajtur Sogidan në vitin 327 para Krishtit, një fortesë e pathyeshme malore, 28-vjeçari Aleksandri po survejonte robërit e tij, kur i tërhoqi vëmendjen Roksana, një vajzë adoleshente. Më vonë, ai organizoi ceremoninë tradicionale dasmore, dhe pak muaj pas vdekjes së Aleksandrit, Roksansa solli në jetë djalin e tyre Aleksandri IV.

5 – Aleksandri vinte erë të mirë

Vepra “Jetët e Fisnikëve grekë e romakë” e shkruar nga Plutarku 400 vjet pas vdekjes së Aleksandrit, raporton se udhëheqësi legjendar vinte erë të mirë, dhe se fryma e lëkura e tij ishin aq aromatike sa dhe parfumi që vendoste. Aleksandri vetë e quante veten “Djali i Zeusit”.

6 – Pasi mposhti persianët, Aleksandri filloi të vishej si ata

Pas 6 vitesh luftë me perandorinë persiane në vitet 330 pas lindjes së Krishtit, Aleksandri arriti të pushtojë Persepolisin, një qendër e kulturës persiane. Pasi kuptoi se mënyra më e mirë për të ruajtur kontrollin ndaj persianëve, ishte të vepronte si ata. Aleksandri filloi të vishte shirita e brez, modë e persianëve, sa që tronditi kulturën maqedonase kur u kthye.

7 – Shkaqet e vdekjes së Aleksandrit mbeten një nga misteret më të mëdha të botës antike

Në vitin 323, Aleksandri i Madh u sëmur pas një gote me verë që piu gjatë një feste. Du javë më vonë, udhëheqësi 32 vjeçar vdiq. Duke qenë se babai i Aleksandrit u vra nga truproja i vet, dyshimet u ngritën nga ata që e rrethonin Aleksandrin për gjeneralin Antipater dhe djalin e tij Cassander,  i cili më vonë vrau gruan dhe djalin e Aleksandrit. Disa biografë kanë spekuluar se Aristoteli, që kishte lidhje me familjen Antipater, mund të jetë përfshirë. Ndërsa në kohët moderne, ekspertët mjekësorë kanë spekulluar se malaria dhe infeksioni në mushkëri mund të  kenë bërë që Aleksandri të humbte jetën.

8 – Trupi i Aleksandrit është ruajtur në një shtroje me mjaltë

Sipas egjiptologut viktorian Vallis Budge, eshtrat e Aleksandrit janë vendosur në mjaltë për të shmangur prishjen. Një ose dy vite pas vdekjes së Aleksandrit, trupi i tij u kthye në Maqedoni dhe më pas u dërgua në Egjipt nga Ptolemeu I, një nga ish-gjeneralët e tij. Meqë kishte në dorë trupin e Aleksandrit, Ptolemeu kishte si qëllim të shihej si pasardhësi i perandorisë së tij./ History Channel/