Extra 8 frazat e thjeshta që njerëzit e zgjuar përdorin gjithmonë

8 frazat e thjeshta që njerëzit e zgjuar përdorin gjithmonë

Ne shpesh duam të jemi më i zgjuari i grupit. Personi që të gjithë e pyesin për çdo gjë: Eksperti.

Dhe është gjë e mirë. Shoqëria jonë i vlerëson ekspertët. Ajo i shpërblen ata. Ajo iu thotë të gjithëve se ata mund dhe duhet të jenë ekspertë… në çdo gjë.

Fatkeqësisht, ne e keqkuptojmë të qënurit ekspertë. Ne mendojmë se duhet t’i dish të gjitha, t’i bësh të gjitha që të quhesh i zgjuar.

Shumë shpejt fjalori jonë ndryshon. Ne harrojmë të falënderojmë të tjerët (sepse ne jemi Ai që i di të gjitha). Dhe ne e vlerësojmë veten si njeriu më i zgjuar.

Por nuk është kjo ajo që ekspertët e vërtetë bëjnë.

Lexoni më poshtë frazat që ndërtojnë fjalorin e tyre.

Faleminderit!

Dëshironi të dini më shumë për njerëzit që iu rrethojnë? Të njiheni me idetë e tyre më të mëdha? Të fitoni besimin e tyre? Atëherë, thoni “të lutem” dhe “faleminderit”. Njerëzit nuk i dëgjojnë shpesh këto fjalë. Drejtuesit nuk i thonë ato mjaftueshëm.

Më fal!

Ndonjëherë ne gabojmë. Ndodh. Dhe kur ndodh, nuk do të thotë se ne jemi më pak të zgjuar vetëm se gabuam. Kur nuk i pranojmë dhe kur nuk kërkojmë falje për gabimet tona, atëherë po. Njerëzit e zgjuar i pranojnë gabimet. Pa hezituar dhe pa u turpëruar. Ata e përkrahin të drejtën për të bërë gabime.

E kisha gabim

Përveçse bëjmë gabime, ndonjëherë ne marrim vendime të gabuara. Shumë të gabuara. Por edhe kjo është diçka e pranueshme. Nëse friksohemi se mund të marrim vendime të gabuara, ne nuk kemi për të marr kurrë vendime. Ne nuk do të mësojmë dhe nuk do të rritemi si njerëz dhe si lider. Kuptoje: ti do të marrësh dhe vendime të gabuar. Thjesht mos i mbro ato. Pranoje se e kishe gabim dhe ec përpara.

Ti kishe të drejtë

Kjo është pjesa më e vështirë për disa njerëz. Shumë njerëz e kanë guximin të kërkojnë falje, apo të pranojnë gabimin e tyre. Por t’i thuash dikujt tjetër: Ti kishe të drejtë? Epo, edhe kjo duhet thënë. Njerëzit e zgjuar e pranojnë kur dikush tjetër ka të drejtë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju.

Nuk ka problem

Të thuash “nuk ka problem” i lejon njerëzit e tjerë të kenë lirinë e tyre për të gabuar dhe për të marr vendime të gabuara. Kjo tregon se dhe ata, si ju, po mësojnë dhe po rriten. T’i japësh të tjerëve të drejtën për të provuar dhe për të dështuar tregon sa i zgjuar je ti. Këto veprime të bëjnë ty një drejtues fenomenal.

Çfarë mendon?

Ata që i dinë të gjitha kanë përgjigje për çdo pyetje. Një zgjidhje për çdo problem. Një opinion rreth çdo subjekti. Por të jesh ai që i di të gjitha nuk është njësoj si të jesh i zgjuar. Të pushosh për të dëgjuar mendime dhe ide të tjera është një gjykim i shëndosh. Të pranosh dhe të përkrahësh ide dhe opinione që janë më të mira se të tuat tregon inteligjencë të vërtetë.

Le të provojmë

Është e lehtë të ngecësh në analiza. Njerëzit e zgjuar bëjnë shumë kërkime për të shmangur vendimet e këqija (sa më shumë të jetë e mundur), por më pas ata lëvizin. Ata përkrahin moton: Le të provojmë. Ata e dinë se duke bërë mësohet, por edhe duke dështuar. Ata inkurajojnë dhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Asgjë

Në rregull, kjo nuk është një frazë. Por ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është: të mos thoni asgjë. Thjesht dëgjoni. Mos ndani mendime. Mos e dominoni bisedën. Mos jepni përgjigjet. Do të bëheni më të zgjuar nëse do të dëgjoni dhe do të mësoni prej të tjerëve.