Kosova 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një pacient shërohet

8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një pacient shërohet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i të gjithë rasteve të shkojë në 79.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka njoftuar edhe për shërimin e një prej pacientëve.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilët 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”, ka shkruar Vitia.