Ekonomi “82 % e parave të botës shkojnë në xhepat e 1 %...

“82 % e parave të botës shkojnë në xhepat e 1 % të popullsisë”

Boshllëku mes super të pasurve dhe pjesës tjetër të botës u zgjerua vitin e kaluar ndërkohë që minoriteti i të pasurve vazhdon të mbledhë gjithnjë e më shumë pasuri në duart e tyre. “BBC” raporton se sipas një raporti të “Oxfam”, 82 % e parave të gjeneruara vitin e kaluar shkoi në duart e 1 % të popullsisë së botës, ndërkohë që gjysma më e varfër e popullsisë nuk përjetoi asnjë ndryshim.

Shifrat e aktivistit të Oxfam, Nick Bryer duhet të ndezin zemërimin tek disa, tek të tjerë mund të shkaktojnë vetëm ngritje supesh.

Sipas tij çdo dy ditë në botë shtohet një 1 miliardë dollarësh, ndërkohë më shumë se 2 000 miliardë, ndërsa një rrobaqepëse në Bangladesh duhet të punojë gjithë jetën për të arritur atë që fiton shefi i një koncerni mode në 4 ditë.

42 vetë kanë aq sa gjysma e varfër e botës.

Hendeku mes të pasurve e të varfërve thellohet.

“Po t’i shohim rritjet e fundit të pasurive, atëherë 82% prej tyre, pra katër nga pesë dollarë shkojnë për 1%-in e pasur. Ndërsa mirëqenia e gjysmës tjetër të njerëzimit, pra e tre milionë e gjysmë njerëzve nuk është rritur aspak.”

Mirëqenia shtohet tek ata lart

Organizata britanike duhet të dëgjonte shumë kritika në të shkuarën. Të dhënat e saj bazohen në listën e miliarderëve të “Forbes”, të “Raportit Global të Mirëqenies” të Bankës Credit Suisse, që ka shumë pak të dhëna për vende të ndryshme.

Bryer e mbron raportin e ri. “Ky është vlerësimi më i besueshëm që mund të bëhet. Por natyrisht pa një census global nuk i kemi të dhënat ekonomike siç duhet. Por modeli është i qartë: Mirëqenia shtohet tek ata që janë lart, ndërsa shumica e njerëzve në botë lihen prapa.”

Oxfam nuk e hedh poshtë globalizmin, por pranon se falë tij është gjysmuar edhe numri i atyre njerëzve jetonin në varfëri ekstreme në 20 vitet e fundit.

Shpresë i jep Bryerit zgjimi i krerëve të qeverive për shkak të rritjes së populizmit.

Pabarazia brenda një vendi dhe në botë mbetet një problem. Rrogat janë rritur më pak se produktiviteti. “Qeveritë duhet të fusin me ligj rrogën minimale dhe ta kontrollojnë këtë. Ato duhet të forcojnë të drejtat e punëtorit, sidomos për femrën, duhet të kufizojnë pagat e shfrenuara të menaxherëve dhe derdhjet tek aksionerët. Po ashtu ato duhet të luftojnë mënjanimin e tatimeve në stil të gjerë të koncerneve dhe të super të pasurve.”

Bryer vlerëson që BE së fundmi ka publikuar një listë me oazet fiskale. Por në këtë listë duhej të ishte futur edhe Irlanda, Luksemburgu dhe City of London.