Aktualitet 9 fëmijë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

9 fëmijë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Zv.ministrja Mira Rakaçolli thotë se janë 9 fëmijë të prekur në qytetet  Tiranë, Durrës, Shkodër , Has dhe Krujë, të cilët kanë qenë persona kontakti me familjarët e tyre.

“Fëmijët e prekur janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë. Mosha mesatare e tyre është rreth tetë vjeç. Ata e kanë marrë pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka pasur persona me koronavirus, por fatmirësisht janë të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjë prej tyre nuk është shtruar në spital.”– tha zv.ministrja.

Sot ka shkuar në 304 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, me 27 raste të reja të konfirmuara vetëm në 24 orët e fundit. Nga rastet e reja, Shkodra ka numrin më të lartë me plot 12 raste të tilla, mes të cilëve një fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë tha se rastet e reja në Shkodër janë shtuar për shkak të mos zbatimit të distancimit social në dy rrethe familjare.