Mazhoranca 9 raste spektakolare me pronat, Rama del publikisht dhe i thotë një...

9 raste spektakolare me pronat, Rama del publikisht dhe i thotë një nga një

“Të shembim pallatin e vjetër të drejtësisë. Asnjë rrugë tjetër nuk ka”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ndërsa solli një nga një rastet kur sipas tij gjykatat kanë vjedhur pronat përmes vendimeve të tyre. Rama tha se këto vendime kanë sjellë konflikte pronësie të ulëta.

“Rasti 1

Prona ndodhet në Dhërmi, komisioni nuk merr parasysh vendimin me argumentin që s’ka origjinë të pronës.  Gjykata vendos kthim kompensim nga 39 në 43 hektare.

Çështja ndodhet aktualisht në apel. KKP ka vendosur mosnjohjen e sipër të pretenduar në mungesë të dokumentacionit.

Gjkata ka vendosur njohje të pronësisë duke detyruar ose me kompensim me 42 milionë lekë të reja dhe duke pakësuar pronësinë shtetërore.

Rast 2

Prona ndodhet në Velipojë.

Pretendimi për 4.6 ha, komisioni e rrëzon se s’ka dokument. Gjykata e shkallës së parë vendos që pretenduesit ti jap 15.2 hektarë dhe i ndryshon tërësisht pozicionin e pronës duke e vendosur edhe në breg. Rasti në fjalë jo vetëm që është vjedhje e pronës por i sjellë një dëm të shtetit dhe pasurisë publike duke sjellë dëm mbi 7 milionë lekë.

Rasti 3

Pretendimi në një zonë në Velipojë, për 49.8 ha. Asnjë dokument për origjinën e pronës për sipërfaqen e pretenduar. Gjykata vendos për kthim 498 ha. Duke grabitur shtetit as më shumë e as më pak po në kohë në vlerë 898 milionë lekë dhe buxhetit të shtetit një dëm mbi 28 milionë lekë.

Rasti 4

Durrës në urën e Dajlanit., komisioni i pronës nuk e njeh për mbivendosje të pronës. Pas të parit kanë marrë një tjetër. Dhe argumenti është përsëri nuk ka dokument të oriigjinës së pronës. Gjykata vendos kthim dhe kompensim dhe ndryshon tërësisht vendin e pronës. Pra kthen pronë në një territor tjetër shumë pranë bregut të detit dhe pakëson fondin e pronës së shtetit.

Rasti 5

Një pronë në zonën e Beratit, kërkohen 740 ha truall, komisioni refuzon të njohë kërkesën e bazuar vetëm në një vërtetim fakti juridik dhe pa asnjë dokument origjinë, gjykata vendos kthim dhe kompensim të plotë dhe duke mos bërë asnjë njoftim për të hapur rrugë të drejtës së ankimimit në gjykatën e apelit. Dhe këtu zhvillohet një histori e pafundme mes gjykatash që përfundon me dëm për shtetit 679 milionë lekë.

Rasti 6

Një tjetër pronë në Zvërnec 167 ha pronë me një vërtetim fakti juridik dhe asnjë dokument me origjinë pronë. Gjykata në këtë rast vendos mosnjohjen dhe cuditërisht mbështet vendimin e KKP. Në apel prona grabitet e gjitha në breg të detit. Po të thellohemi është më absurd se gjykata e shkallës së parë vendos rrëzimin pasi thotë se nuk është pozicionuar saktë. Gjatë këtij gjykimi rezulton se ka hyrë prokuroria ku dokumentacioni argumentophet se është falsifikuar. Dhe megjithëse gjykata e apelit në tiranë ka bllokimin nga shkalla e parë dhe dokumentacionin e prokurorisë njeh këtë pronë me 156 ha dhe ia kalon nga shteti te privati 258 milionë.

Rasti 7

Spektalël rasti tjetër. Komisioni rrezon kërkesën për kompensim në Tiranë. Gjykata e shkallës së parë dhe argymenti është lidhur me një siop prone vendos kompensim të plotë financiar. Dhe gjykata e apelit lë në fuqi kompensim financiar ndërkohë që shfaqet një pronar tjetër me vendime gkjykata që është komensuar financiarisht,

Rasti 8

Histori tjetër në zonën e Vlorës. Në këtë rast pretenduesit kërkojnë 2.28 ha. Komisioni njeh pronën. Gjykata vendos kthim dhe komepsim për 228 ha. Ajo që e bën heqjen e pikës së gabuar është kaq. Dhe një pronë që i takon shtetit Ikën e grabitur nga gjykata. Dhe cfare figuron më pas. Figuron se në ZRPP prona regjistrohet pas regjistrimit bëhen transaksione dhe ndërkohë gjykata e rrethit me një vendim tjetër ndryshon një vendim të komisonit të falsifikuar, dhe kryen një zhvendosje të pronës dhe e con pronën e mëparshme në një shifër më të madhe si hektare dhe godet financat e shtetit me 446 milionë lekë.

Rasti 9

Pretendimi për 20 ha pyll në vendndodhje të ndryshme. Komisioni i kthimit të pronës vendos të njohë pronësinë për 200 dynym pronë pyll.