Kryesore 9 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

9 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 495 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 9 qytetarë. “4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç“.

Në buletinin ditor të ministrisë njoftohet se janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë në gjithë vendin janë 6,562 pacientë aktivë me Coivd në të gjithë vendin, ndërsa në spitale po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Shqipëria deri tani ka kryer injektimin e mbi 1.8 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej tyre 845,877 persona i kanë kryer të dy dozat.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë janë kryer 6,147 vaksinime në të gjithë vendin.