Kryesore 9 vjet nga “21 Janari”, homazhe në nderim të 4 protestuesve të...

9 vjet nga “21 Janari”, homazhe në nderim të 4 protestuesve të vrarë në Bulevard

Deputetë të Partisë Socialiste, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë zhvilluan sot homazhe për viktimat e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me heshtje, lot në sy dhe karafila të kuq në duar, ata përkujtuan 9-vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Sot shënohen 9 vite nga 21 Janari 2011, dita kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës së 21 Janarit 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.