Sport 90 milionë euro për firmën, Barcelona shtang Realin për Mbappe

90 milionë euro për firmën, Barcelona shtang Realin për Mbappe

Barcelona ka ndërmend të futet në garë për Kylian Mbappe.

Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon qershorin e ardhshëm dhe ai pritet të largohet nga Parisi me kosto zero.

Real Madrid synon të nënshkruajë një para-kontratë në janar me lojtarin, pasi PSG refuzoi ofertat e larta të bëra nga madrilenët gjatë verës.

Megjithatë, Barça duket se ka një plan për t’ia hequr nga duart kampionin e botës rivalëve të Realit dhe për ta realizuar këtë kanë punësuar ndërmjetësin e fuqishëm Pini Zahavi.

Katalanasit e dinë se Mbappe i ka kërkuar Realit një shumë të madhe vetëm për hedhjen e firmës në kontratë dhe janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për të bindur sulmuesin.

Nga ana tjetër, drejtuesit e madrilenëve janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 50 milionë euro.