Që pas themelimit të “Bankës Kombëtare të Shqipnis”, drejtuesit e saj morën masa për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave dhe monedhave të reja, të cilat do të zëvendësonin ato ekzistuese.

Për këtë qëllim, gjatë viteve 1925-1926 u përgatitën kartëmonedhat dhe një sasi e vogël monedhash metalike.

Më 28 shkurt 1926, “Banka Kombëtare e Shqipnis”, hodhi në qarkullim monedhën e parë kombëtare shqiptare, frangun ar me nënfishat e tij lekë.

Më konkretisht, në këtë datë filloi hedhja në qarkullim e një sasie kartëmonedhash prej 5000 franga ar, me prerje 20 franga ar.

Prej këtij momenti e deri në fund të vitit 1926 u hodhën në qarkullim sasi të tjera kartëmonedhash me prerje 1 frang ar (5 lek), 5 franga ar, 20 franga ar, 100 franga ar.