Aktualitet 93 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24...

93 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

93 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri nga 1078 testime që janë kryer.

Ministria e Shëndetësisë informon se 26 raste pozitive janë në Tiranë, 13 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Divjakë, Himarë, Berat, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Dibër, Fier, Mallakastër, Vlorë, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Maliq, Gramsh.

461 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

51 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,307 që nga fillimi i epidemisë.