Një pjesë muri antik është zbuluar gjatë gërmimeve nga Ujësjellës-kanalizimet në Durrës.
Zbulimi është bërë në zonën arkeologjike “A” të qytetit gjatë inspektimit të punimeve nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.
“Gjatë një verifikimi në terren i punimeve nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit. Pas vëzhgimit arkeologjik u konstatuan gjurmë të një strukture murature dhe material arkeologjik në zonën e gërmuar, ku si pasojë u pezulluan punimet deri në një vendim të marrë nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale”, bën me dije Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.