Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari bëjnë me dije se deri tani nuk ka informacion për qytetarë shqiptarë të prekur me koronavirus.
Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Shëndetësisë së Italisë si dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar.
“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.