Ekziston rreziku që nëse e përdorni kot maskën anti-koronavirus mund të keni probleme me infeksionet. Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ekspertët e OBSH kanë shpërndarë një video që tregon si duhet vepruar nëse keni shenja të gripit dhe pse duhet të “kurseheni” në përdorimin e maskës mbrojtëse.
“Përdoreni maskën vetëm nëse dyshoni se jeni të sëmurë ose jeni pranë njerëzve të sëmurë. Duke i përdorur ato në mënyrën jo të duhur mund t’ju shkaktojnë probleme. Maskat mund të bëhen burim infeksioni. Është e këshillueshme që të mbahet të paktën një metër distancë nga njerëzit që kanë kollë, ethe ose temperaturë, të lahen duart vazhdimisht ose të bëhen me alkool. Kur keni probleme me rrugët respiratore, është e nevojshme të mbani distancën me njerëzit e tjerë, të mbuloheni kur kollitni ose tështini dhe sigurisht, të lani duart vazhdimisht.”
Në të gjithë botën janë mbi 2.800 të vdekur nga koronavirusi dhe 830 mijë pacientë. Në Italia janë regjistruar 17 viktima, ndërsa koronavirusi është përhapur edhe në Greqi, ku janë 4 të infektuar.