Tirana e ka shkatërruar mbrëmjen e sotme Partizanin, me rezultatin 5 me 1.
Brenda familjes së kryeministrit Edi Rama ka pasur dallime të theksuara për këtë sfidë.
Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapur në mbështetje të skuadrës së tij.
Ndërsa xhaxhai i tij, Olsi, është drejtor sportiv i Partizanit.
Si për të ndarë “sherrin” ka reaguar edhe kryeministri Rama që në Instagram shkuan duke postuar foton e të birit bën një koment epik: “O Zot, ky me Tironën, xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja”.