Një gjykatë në Londër vendosi se sunduesi i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum urdhëroi rrëmbimin e vajzave të tij dhe orkestroi një fushatë intimidimi ndaj ish gruas së tij.
Gjykatësi Andrew McFarlane bëri me dije se pranoi akuzat e ngritura nga ish-bashkëshortja e Mohammed, Princesha Haya bint al-Hussein gjatë betejës ligjore për kujdestarinë e dy fëmijëve në Gjykatën e Lartë në Londër.
Haya udhëtoi drejt Londrës në 15 prill të vitit të kaluar bashkë me dy vajzat Jalila 12 vjeç dhe Zayed 8 vjeç pasi kishte frikë për jetën e saj, pas dyshimeve të publikuara se kishte një marrëdhënie intime me një nga truprojat e saj britanike.
Si pjesë e gjykimit për çështjen e kujdestarisë, gjykatës McFarlane gjeti shume fakte rreth akuzave të ngritur nga Haya gjatë seancave dëgjimore që zgjatën për më shumë se 9 muaj.
Gjykatësi pranoi deklaratat e Princeshës se Mohammed organizoi rrëmbimin e vajzës së tij Shamsa në vitin 2000 në Cambridge dhe të motrës së saj Latifa në 2018.
Në vendimin e zbardhur, McFarlane pranoi se sheiku kishte nisur dhe një fushatë frikësuese ndaj Haya, duke e bërë atë që të kishte frikë për jetën e saj.