Kryesore Miratohet 89 vota pro paketa AntiKÇK

Miratohet 89 vota pro paketa AntiKÇK

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 89 vota pro aktin normativ të qeverisë për goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të personave nën hetim ose të dënuar, ose e njohur ndryshe si paketa Anti KÇK.

Kjo paketë ka shkaktuar reagime tek opozita, presidenti dhe shoqëria civile, të cilat e konsiderojnë atë në shkelje të të konventave për të drejtave të njeriut dhe madje të Kushtetutës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, për mbrojtjen e kësaj pakete, kryeministri Rama sulmoi ashpër fraksione të ndryshme të opozitës dhe presidentin se kanë dalë në mbrojtje të krimit.

Sipas tij, ky ligj special ka si subjekt të tij ata njerëz që janë dënuar për krime të rënda dhe për këtë arsye ata duhet të justifikojnë pasurinë e tyre.

Rama dha shifra të sondazhit të bërë nga zyra e tij, ku sipas Kryeministrit, 72% e qytetarëve mbështesin nismën anti-KÇK.