Në një kohë që shifrat e fundit të viktimave dhe të prekurve në Itali ishin vërtet dramatike, Instituti i Shëndetit në këtë vend ka dhënë disa statistika.
Në mënyrë të veçantë autoritetet shëndetësore italiane janë fokusuar tek të dhënat mbi viktimat të cilët kanw shkuar tashmë në 1266.
Nga të dhënat e deritanishme viktimat nga koronavirusi në Itali kanë një moshe mesatare 80.3 vjeç. Interesant është fakti që femrat përbëjnë vetëm 25.8% të totalit të viktimave.
Mosha mesatare e viktimave është shumë më e lartë në raport me moshën mesatare të personave që kanë dal pozitiv me COVID-19.
Duhet theksuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë vdekur 250 persona, shumica në Lombardi (146).
Ndërkohë numri i të prekurve është 15 mijë.