Të qëndrosh në karantinë për dy javë do të thotë ta kalosh kohën duke shikuar filma dhe seriale, ose duke lundruar në internet.
Por, ka edhe një mënyrë për të marrë pak kulturë dhe dije ndërkohë që e bëni “gropë” divanin.
Sipas “Fast Company”, Google Arts & Culture ka bashkëpunuar me mbi 500 muzeume dhe galeri në të gjithë botën për t’i sjellë kujtdo ture virtuale të disa prej muzeumeve më të famshëm në planet.
Pra, mund të shkoni në muzeum pa lëvizur nga shtëpia.
Koleksioni përmban Muzeun Britanik në Londër, Muzeun e Van Gogh në Amsterdam, Guggenheim në Nju Jork dhe shumë vende të tjera ku mund të merrni njohuri mbi artin, historinë dhe shkencën.
Për të parë koleksionet klikoni këtu.