Spitalet në Itali po përballen edhe me të rinj rreth moshës 20-30, të cilët duan kujdes intensiv ndaj Covid-19. Ata paralajmërojnë se mendimi se të rinjtë nuk preken rëndë është i gabuar.
Kjo deklaratë vjen pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) tha se të rinjtë nuk janë “të pathyeshëm” dhe mund të vdesin nga koronavirusi ose të izolohen në spital “për javë të tëra”.
Dr Antonio Pesenti, kreu i njësisë së kujdesit intensiv për krizën në Lombardi, tha që shumë të rinj po shtrohen në spital me raste të rënda të koronavirusit.
“50% e pacientëve tanë në njësinë e kujdesit intensiv, që janë pacientët më të rëndë, janë mbi 65 vjeç”, tha ai. “Por kjo do të thotë që 50% e tjerë të pacientëve tanë janë më të rinj se 65 vjeç. Ne kemi pacientë që janë 20 vjeç ose 30 vjeç, janë pak, por janë po aq rëndë me simptomat sa moshat më të mëdha”.
Dr Pesenti tha nisur nga përvoja e tij se e vetmja ndihmë për të rinjtë është se janë më të shëndetshëm dhe mund të mbijetojnë më shumë