Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të rinisë veprimtarinë në të gjitha gjykatat e vendit në datë 27 Prill.
Puna e gjyqësorit ishte pezulluar që në datën 10 Mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
KLGJ në përfundim të mbledhjes vendosi që me rifillimin më datë 27, të ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave në përputhje dhe në respektim të masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.